Maqedoni

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nëpër korsi të thata

09.09.2025 09:22

Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër korsi të thata. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar, informon LAMM.
 
Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
Në aksin rrugor Gostivar – Tetovë dhe anasjelltas, nga pika e pagesës Tetovë deri te pika e pagesës Gostivar, po zhvillohen punime ndërtimore hulumtuese, për shkak të së cilave qarkullimi po zhvillohet me regjim të përkohshëm trafiku.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së gurëve. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.