Maqedoni

SHPPP do të informojë për targat e reja për automjetet zyrtare

09.09.2025 09:31

Të gjitha organet qeveritare dhe subjektet juridike publike kanë detyrimin që më së voni deri më 15 shtator...

Të gjitha organet qeveritare dhe subjektet juridike publike kanë detyrimin që më së voni deri më 15 shtator të këtij viti t’i zëvendësojnë targat e automjeteve zyrtare me targa të reja, të veçanta dhe me ngjyrë.
 
Më shumë informacione priten në konferencën për shtyp të paralajmëruar për sot nga Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë.
 
Është paralajmëruar prania e drejtorit të SHPPP-së, Ivica Tomovski, ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, zëvendëskryeministrit përgjegjës për qeverisje të mirë Arben Fetai, si dhe drejtorëve të institucioneve të tjera shtetërore.
 
Në fazë përfundimtare është edhe përgatitja e një regjistri qendror për të gjitha automjetet zyrtare, që do të mundësojë kontroll shtesë dhe pasqyrë në përdorimin e tyre.