Botë
Izraeli, thirrje për evakuim të plotë të Gazës
09.09.2025 11:11
Ushtria izraelite u kërkoi palestinezëve në qytetin e Gazës të evakuojnë zonën përpara një operacioni të ri...

Ushtria izraelite u kërkoi palestinezëve në qytetin e Gazës të evakuojnë zonën përpara një operacioni të ri për të kapur qendrën më të madhe urbane në Rripin e Gazës.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, u kishte bërë thirrje banorëve të qytetit të Gazës të largohen.
“Brenda dy ditësh kemi shkatërruar 50 kulla terroristësh dhe ky është vetëm fillimi i intensifikimit të operacioneve tokësore në qytetin e Gazës."
Ushtria izraelite dje shkatërroi një tjetër ndërtesë apartamentesh, e katërta brenda tre ditësh në qytetin e Gazës, i cili konsiderohet si bastioni i fundit i Hamasit në enklavën palestineze. Izraelitët, të cilët u kishin kërkuar banorëve të largoheshin nga ndërtesat e apartamenteve para se t’i sulmonin, akuzojnë Hamasin se i përdor ndërtesat për aktivitetet e tij, një akuzë që grupi palestinez e mohon. Ushtria thotë se kontrollon 40% të qytetit të Gazës dhe një plan u hartua në gusht për të marrë nën kontroll plotësisht qytetin.
