Rajon

BE me kritika për Vuçiqin, Kos: Policia të respektojë të drejtat e protestuesve

09.09.2025 11:30

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka kritikuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq...

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka kritikuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për mënyrën si e ka menaxhuar situatën e protestave në vend.
 
Ajo tha se njerëzit kanë të drejtë të protestojnë dhe bëri thirrje që dhuna e rëndë në rrugët e Serbisë të ndalet dhe policia të veprojë duke respektuar të drejtat themelore. Ajo e këshilloi qeverinë serbe të përqendrohet te reformat e nevojshme për anëtarësim, të sigurohet për pavarësinë e mediave dhe të bëjë një ligj zgjedhor që të sigurojë se vullneti i popullit serb vendos mbi shumicën në Parlament. Protestat në Serbi nuk janë ndalur as këtë javë, teksa mijëra njerëz të udhëhequr nga studentët, akuzojnë policinë për brutalitet dhe dhunë. Protestat filluan në nëntor kur një tendë u shemb në një stacion treni në veri të Serbisë, duke vrarë 16 persona.