Maqedoni

Ndërrimi i targave të automjeteve zyrtare, 15 shtatori - afati i fundit

09.09.2025 11:49

Të gjitha institucionet shtetërore dhe personat juridikë publikë janë të detyruar më së voni deri më 15 shtator...

Të gjitha institucionet shtetërore dhe personat juridikë publikë janë të detyruar më së voni deri më 15 shtator të këtij viti të ndërrojnë targat e automjeteve zyrtare me targa të reja, me ngjyrë speciale. Sipas zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, shënjimi i automjeteve do t’u lejojë qytetarëve t’i dallojnë ato lehtësisht nga ato private, duke parandaluar kështu keqpërdorimin e tyre për qëllime personale, private ose partiake.
 
“Unë besoj që me identifikimin e veturave zyrtare me tabela të veçanta merr fund një abuzim, që kishte karakterizuar qeverisjen paraprake dhe nuk do të ketë më fenomene të tilla, pasi që qytetarët, mediat dhe kështu me radhë do të jenë në gjendje të identifikojnë veturat zyrtare në çdo moment.”, - deklaroi zëvendëskryeministripër Qeverisje të Mirë, Arben Fetai.