Maqedoni

Parashikimi i motit

10.09.2025 09:00

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale...

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, herë pas here përgjatë luginës së Vardarit do të jetë më e fortë, nga drejtimi jugor.
 
Temperatura minimale do të lëvizë nga 8 deri në 18 °C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 35 °C.
 
Edhe në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here do të jetë më e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16 °C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34 °C.