Kuvend, Komision për Mbikëqyrjen e Punës së ASK-së

10.09.2025 09:14

Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e punës së ASK-së sot do të mbajë seancë....

Komisioni kuvendor për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë për Zbulim do të mbajë mbledhje sot, që në rend të ditës është propozimi për konkluzionin për kryerjen e mbikëqyrjes së punës së ASK-së.
 
Komisioni duhet të kryesohet nga kryetari i Komisionit, Skender Rexhepi, sipas marrëveshjes së arritur nga anëtarët e Komisionit dhe për këtë është informuar edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
 
Mbledhja e Komisionit u thirr me propozim të deputetit Lupço Prenxhov, pasi në opinion doli informacioni se ASK-ja në periudhën nga viti 2019 deri më 2024 kishte përgjuar kryeministrin Hristijan Mickoski, atëherë ish-lider i opozitës, gazetarë dhe biznesmenë.
 
Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski, në një deklaratë për mediat tha se i gjithë dokumentacioni është dërguar në Prokurori, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar disa herë se pret që Prokuroria të veprojë.
 
Nga opozita kërkojnë të deklasifikojë dokumentacionin, ndërsa siç kanë njoftuar, në konferenca për shtyp do të shpallin të vërtetën rreth çështjes së ASK-së.