Maqedoni

Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të thata

10.09.2025 09:58

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi trasa të thata...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi trasa të thata. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave urbane është i moderuar, informon LAMM.
 
Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë përmes fushave, luginave të lumenjve dhe grykave, ku ka mundësi për rrëshqitje gurësh. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.