Botë

Macron emëron ish-ministrin e Mbrojtjes si kryeministër

10.09.2025 10:59

39-vjeçari Lecornu konsiderohej si kandidat për pozicionin e kryeministrit që dhjetorin e kaluar, por Macroni zgjodhi në fund Bayrou-n...

39-vjeçari Lecornu konsiderohej si kandidat për pozicionin e kryeministrit që dhjetorin e kaluar, por Macroni zgjodhi në fund Bayrou-n.
 
Lecornu u largua nga partia konservatore Les Republicains dhe iu bashkua lëvizjes politike të qendrës së Macron-it kur ky u zgjodh për herë të parë president në vitin 2017.
 
Pesë vjet më vonë, ai udhëhoqi fushatën e rizgjedhjes së Macron-it. Lecornu konsiderohet njeri i besuar i Macron-it. Lecornu ka pasur pozicione në qeveritë lokale dhe territoret jashtë shtetit.
 
Ai luajti gjithashtu një rol të rëndësishëm ndërmjetësues në trajtimin e lëvizjes së Jelekëve të Verdhë nga Macroni, duke ndihmuar në menaxhimin e zemërimit popullor përmes dialogut.