Botë
Trampi kritikon sulmin izraelit në Doha, Netanjahu justifikon sulmin
10.09.2025 11:22
Presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, ka shprehur zemërim dhe zhgënjim të thellë pas sulmit izraelit në Doha...

Presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, ka shprehur zemërim dhe zhgënjim të thellë pas sulmit izraelit në Doha, duke e quajtur situatën “shumë të pakënaqshme në çdo aspekt”.
Trampi deklaroi: “Nuk jam i kënaqur me të gjithë situatën. Nuk është një situatë e mirë, por do të them këtë. Ne duam që pengjet të kthehen, por nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si ndodhi sot.”. Ai shtoi më tej: “Nuk habitem kurrë nga asgjë, veçanërisht kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme.”.
Trampi bëri të ditur se kishte komunikuar me kryeministrin Netanjahu dhe Emirin e Katarit për t’i siguruar se një sulm i tillë nuk do të përsëritej në territorin e Katarit. Ndërkohë, mediat izraelite raportuan se sulmi u krye duke përdorur 15 avionë luftarakë izraelitë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se kjo ishte “plotësisht e justifikuar”, sepse shënjestroi udhëheqësit e lartë të Hamasit që organizuan sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Gazë. Ndërkohë, Katari tha se sulmi ishte një “shkelje flagrante” e ligjeve ndërkombëtare, si dhe një “kërcënim serioz” për ata në Katar.
