Maqedoni

Reformat në gjyqësor, konstituohet Këshilli për Monitorimin e Reformave

10.09.2025 14:47

U mbajt seanca konstituive e Këshillit për Monitorimin e Reformave në Gjyqësore...

U mbajt seanca konstituive e Këshillit për Monitorimin e Reformave në Gjyqësore, i cili ka mandat për të monitoruar zbatimin e Strategjisë së Zhvillimit Sektorial për Gjyqësorin për vitin 2024-2028, me një plan veprimi dhe Agjendën e Reformës 2024-2027, vlerat themelore dhe sundimi i ligjit. Seancën e kryesoi ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, i cili tha se krijimi i një Këshilli të vetëm për Monitorimin e Reformave Gjyqësore, do të mundësojë një mënyrë të koordinuar, efektive dhe efikase të monitorimit.
 
“Do të veprohet nga rekomandimi i raportit të mëparshëm të auditimit dhe do të shmanget formimi i këshillave paralele të përbëra nga përfaqësues të të njëjtave organe, gjë që do të çonte në mënyrë të panevojshme në rritje të kostove, raporte me të dhëna të ndryshme dhe shpërdorim të burimeve dhe shpërfillje të parimit të ekonomisë në veprimet e institucioneve.”, ka theksuar ministri, Filkov.
 
Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, Këshilli do të mundësojë një qasje të koordinuar ndaj masave dhe aktiviteteve të ndërmarra drejt përparimit të shtetit, do të sigurojë pajtueshmërinë dhe vazhdimësinë e reformave në gjyqësor dhe do të përfaqësojë një organ që do të sigurojë transparencë, vazhdimësi dhe llogaridhënie në procesin e zbatimit të reformave. Ky këshill do të ketë detyrën e monitorimit të zbatimit të reformave, të ngrejë alarmin kur institucionet nuk arrijnë rezultatet e pritura dhe të ofrojë mendime ekspertësh përmes anëtarëve të tij, ekspertë nga gjyqësori, akademia dhe sektori civil. Këshillin e përbëjnë përfaqësues të lartë të Qeverisë, institucioneve gjyqësore, sektorit civil dhe ekspertë.
 
FLORIJE KAMBERI