Maqedoni
Rasti “Onkologjia”, familjarët me dëshmi për terapi joadekuate
10.09.2025 15:05
Një seancë e re dëgjimore kundër mjekëve të dënuar në rastin "Onkologjia" u zhvillua në Gjykatën Penale në Shkup...

Një seancë e re dëgjimore kundër mjekëve të dënuar në rastin "Onkologjia" u zhvillua në Gjykatën Penale në Shkup. E kaluara ka marrë një kthesë, kur të akuzuarit deklaruan se nuk janë fajtorë. Gjykimi vazhdoi kundër Vasevit dhe dy mjekëve të tjerë, të cilët nuk ndihen përgjegjës. Dëshmitarja tregoi përvojën e hidhur të vajzës së saj tashmë të ndjerë në Klinikën e Onkologjisë në Shkup dhe se si iu lut mjekut të saj, Nino Vasev, që të mos i jepte imunoterapi. Në këtë mënyrë, nga terapia e papërshtatshme, ajo zhvilloi metastaza artificiale në mëlçi, edhe pse më parë ishte shëruar nga kanceri i gjirit. Edhe dy dëshmitarët e tjerë ishin me dëshmi të ngjashme, që mjeku Vasev u ka dhënë terapi joadekuate. Avokati i mjekut Nino Vasev theksoi se pavarësisht të gjitha këtyre dëshmive, Prokuroria ende nuk ka dëshmi për të konfirmuar se Dr. Vasevi nuk i trajtoi pacientët në mënyrë të përshtatshme.
“Unë besoj se thirrja e dëshmitarëve të tillë në procedurë është e panevojshme, por është e vetmja mënyrë që Prokuroria Publike të tregojë se ka diçka në këtë procedurë, sepse mendoj se ju jeni në dijeni se dëshmitë që ata po paraqesin si dëshmi mjekësore janë në fakt një raport eksperti nga Sllovenia që është bërë nga një ekspert, që në thelb nuk është ekspert, por një mjek i zakonshëm onkologjik.”, - theksoi avokati, Nikolla Stavrev.
Aktakuza i ngarkon mjekët me vazhdimin e "krimeve të rënda kundër shëndetit të njeriut" dhe "trajtimit neglizhent", ku 29 pacientëve u janë dhënë terapi të papërshtatshme, me devijime në dozë dhe pa vlerësim të duhur të gjendjes së tyre shëndetësore. Përveç kësaj, Vasevi dhe ish-drejtori ekonomik i Klinikës janë akuzuar për shpërdorim detyre dhe përvetësim, me dëme prej mbi 2.2 miliardë denarësh për buxhetin e shtetit.
VLORA LATIFI TOPOJANI
