Botë

Demonstrata të dhunshme në Nepal, digjen objekte qeveritare dhe shtetërore

10.09.2025 16:27

Janë djegura objekte qeveritare dhe shtetërore si rezultati i kryengritjes së ashpër të gjeneratës „Zed“ në Nepal.

Të djegura objekte qeveritare dhe shtetërore, shtëpi të politikanëve të përfshira në zjarr, sulme ndaj ministrave dhe disa prej liderëve të partive, ky është rezultati i kryengritjes së ashpër të gjeneratës „Zed“ në Nepal. Ushtarë të armatosur në rrugët e Katmandusë përpiqen të vendosin rend pas kaosit që pas tij lanë dhjetëra mijëra demonstrues, të cilët derdhën zemërimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, pasi qeveria ndaloi mediat sociale. 
 
“Vendi ynë ndodhet në këtë situatë për shkak të pasigurisë së vazhdueshme. Tani, dëshira ime e vetme është të kemi një qeveri të qëndrueshme që do të punojë në dobi të popullit dhe vendi të përparojë. Kjo është dëshira e shumicës.”, - tha banori, Jiendra Mahat.
 
“Vendi ndoshta do të marrë një drejtim të ri. Deri tani, partitë politike kishin ndikim, por shpresoj që tani partitë politike të kenë mësuar një mësim të madh nga gjithë kjo: se vendi dhe qytetarët janë mbi të gjitha.”, - u shpreh banori, Sandesh Patak. 
 
Pasi policia nuk arriti të ndalojë dhunën në Katmandu, u shpall orë policore dhe në rrugë doli ushtria. Qytetarët u thirrën të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa dhjetëra persona janë arrestuar. Disa banorë, megjithatë, nuk e justifikojnë dhunën dhe shkatërrimet që ndodhën në Katmandu.
 
“Kjo nuk është krejtësisht e gabuar, por djegia dhe shkatërrimi i pasurisë publike është me të vërtetë e gabuar. Megjithatë, të gjithë pajtohemi që ndryshimi ishte absolutisht i nevojshëm.”, - theksoi ish-polici në Katar, Bahadur Sing.
 
“Është përgjegjësi e të gjithëve neve të punojmë për interesin e vendit. Duhet të arrihet një zgjidhje paqësore e kësaj situate. U bëj thirrje demonstruesve të ndalin të gjitha protestat dhe të bashkohen në dialog.”, - u shpreh shefi i Policisë së Nepalit, Ashok Raj Sigel. 
 
Ndërkohë që qeveria pretendonte se kishte ndaluar platformat e mediave sociale për shkak të mosregjistrimit në kohë, ky hap për publikun ishte një përpjekje për të heshtur mediat e lira. 
 
BELINDA KOKA ADEMI