Protestat në Nepal, qytetarët i vënë flakën Pallatit Presidencial, shkak korrupsioni dhe mbyllja e rrjeteve sociale

10.09.2025 19:49

Nepali është përfshirë nga trazira të mëdha...

Nepali është përfshirë nga trazira të mëdha pas shpërthimit të protestave kundër korrupsionit dhe bllokimit të rrjeteve sociale. Pallati presidencial u dogj plotësisht, duke shënuar një nga ngjarjet më të rënda politike në historinë e vendit.

Lëvizja protestuese nisi të hënën, pasi qeveria kishte bllokuar Facebook-un dhe platforma të tjera javën e kaluar.

Qytetarët dolën në rrugë duke kërkuar veprime konkrete kundër korrupsionit, ndërsa demonstratat vazhduan edhe pas rikthimit të aksesit në aplikacione.

Të martën, kryeministri i Nepalit dha dorëheqjen dhe u largua nga vendi pasi protestuesit dogjën shtëpinë e tij.

Situata mbetet e tensionuar, me protesta që pritet të vazhdojnë në ditët në vijim.