Shqipëria fiton ndeshjen ndaj Letonisë

10.09.2025 20:15

Ndeshja Shqipëri-Letoni...

Ndeshja Shqipëri-Letoni e zhvilluar në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 1-0.

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka fituar ndeshjen ndaj Letonisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, raporton Anadolu.

Ndeshja Shqipëri-Letoni e zhvilluar në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 1-0.

Goli i vetëm për ekipin kuqezi u shënua nga Asllani në minutën e 25-të të ndeshjes me anë të penalltisë.

Ndesha e radhës e Shqipërisë në kuadër të këtyre kualifikueseve është kundër Serbisë më 11 tetor.

Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026, Shqipëria është në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. (Mustafa Ademi, TVM2)