Botë

Polonia kufizon trafikun ajror përgjatë kufirit lindor

11.09.2025 10:28

Polonia ka vendosur kufizime në trafikun ajror përgjatë kufijve...

Polonia ka vendosur kufizime në trafikun ajror përgjatë kufijve të saj lindorë me Bjellorusinë dhe Ukrainën, njoftoi Komanda Operative e Forcave të Armatosura. Ky vendim vjen mes tensioneve të shtuara një ditë pasi disa dronë shkelën në hapësirën ajrore të këtij vendi anëtar të NATO-s.

Polonia rrëzoi dronë të dyshuar rusë në hapësirën e saj ajrore mëngjesin e së mërkurës me mbështetjen e avionëve të aleatëve të saj të NATO-s. Kufizimet u futën në fuqi të mërkurën në mesnatë dhe do të zbatohen deri më 9 dhjetor.

Nga lindja deri në perëndim të diellit, fluturimet në zonën e kufizuar janë të ndaluara, përveç avionëve të drejtuar nga njerëz që operojnë sipas një plani fluturimi me transponderë përkatës dhe që mbajnë komunikim dypalësh me autoritetet ajrore, tha agjencia.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se dronët e saj kishin kryer një sulm të madh ndaj objekteve ushtarake në Ukrainën perëndimore, por nuk kishte planifikuar të godiste asnjë shënjestër në Poloni, tha Agjencia Polake e Navigimit Ajror, në një komunikatë të publikuar të mërkurën në mbrëmje.