Botë

Trampi reagon pas vrasjes së Çarli Kirk: Do t’i gjejmë ata që fshihen pas kësaj mizorie

11.09.2025 11:02

Presidenti amerikan Donald Tramp ka reaguar me tone të ashpra...

Presidenti amerikan Donald Tramp ka reaguar me tone të ashpra pas vrasjes së politikanit dhe aktivistit konservator, Çarli Kirk, duke premtuar ndjekje penale jo vetëm ndaj autorëve të drejtpërdrejtë, por edhe ndaj atyre që i financojnë apo i mbështesin.
 
“Administrata ime do të gjejë të gjithë ata që kontribuuan në këtë mizori dhe në dhunën politike, përfshirë organizatat që i financojnë dhe i mbështesin ato.”, u shpreh Trampi në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale.
 
Kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se vendi ndodhet në një situatë të pasigurt. Sipas tij, “Amerika ka hyrë në një moment të errët.”.
 
Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta dhe protestash që shpërthyen në disa qytete të ShBA-së, ndërsa hetimet për ngjarjen e rëndë në Universitetin e Luginës së Utahut vijojnë.