Maqedoni
MSh-ja formon Këshillin Shëndetësor, Aliu: Do t’i paraprijë zgjidhjes së problemeve
11.09.2025 12:27
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka formuar Këshillin e Shëndetësisë...

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka formuar Këshillin e Shëndetësisë, pas ankesave të fundit nga klinikat.
Ky këshill nëntë anëtarësh i përbërë nga profesorë të shquar, doktorë shkencash nga fusha të ndryshme do të sigurojë që sistemi shëndetësor të marrë mbështetje profesionale dhe shkencore.
Ministri Aliu deklaroi se ky organ do t'i paraprijë zgjidhjes së problemeve në sistemin shëndetësor.
