Maqedoni
Këshilli Gjyqësor vendos se si do të punojë gjatë periudhës zgjedhore
11.09.2025 12:44
Këshilli Gjyqësor i RMV-së sot do ta mbajë seancën e 528-të...

Këshilli Gjyqësor i RMV-së sot do ta mbajë seancën e 528-të, në të cilën, siç është paralajmëruar, duhet të shqyrtohet çështja për mënyrën e veprimit të Këshillit gjatë procesit zgjedhor.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, paralajmëroi se Këshilli Gjyqësor do të marrë një vendim në seancën e parë të radhës se si do të veprojë dhe punojë në periudhën deri në përfundim të zgjedhjeve, duke treguar se po zhvillohen diskutime nëse Këshilli duhet ta ndërpresë plotësisht punën e tij apo nëse mund të vazhdojë me disa faza të procedurave, ndërsa zgjedhja të jetë vetëm pasi të kenë mbaruar zgjedhjet.
Këshilli Gjyqësor, sipas Kambovskit, dëshiron që periudhën e zgjedhjeve ta shfrytëzojë për një mini reformë të brendshme në aspektin e ndryshimeve të rregullores për vlerësimin e gjyqtarëve, si dhe për konfirmim të procedurës për emërimin e gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese.
