Maqedoni
“Përgjimet”, deputetët vizitojnë Agjencinë e Inteligjencës
11.09.2025 13:18
Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës...

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës, që posedojnë certifikatë të sigurisë sipas marrëveshjes nga seanca e djeshme, do të vizitojnë sot Agjencinë e Inteligjencës.
Deputetët anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrje mbi Punën e ASK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës, vizituan dje Agjencinë për Siguri Kombëtare.
Grupi i përbërë kryesisht prej deputetëve të VMRO-së dhe vetëm një nga LSDM, nga ASK-ja kërkuan prezantimin e të gjithë dokumentacionit lidhur me informacionet e fundit për përgjime të mundshme gjatë periudhës 2019-2024.
