Maqedoni

Shiu nuk ndihmoi në shuarjen e zjarrit në deponinë "Drislla"

11.09.2025 13:35

Zjarri në deponinë “Drislla” është ende aktiv...

Shiu nuk ndihmoi në shuarjen e tij. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, thotë se në deponi është hedhur ujë, por shuarja e tij ka qenë e vështirë.
 
“Tonelata e tonelata ujë hidhen çdo ditë, por tymi vazhdoi. Po merren një sërë masash", tha Angellovi.
 
Ai njoftoi se do të publikojë informacione shtesë në lidhje me aktivitetet që do të ndërmerren gjatë ditës. Për disa ditë, banorët e qytetit janë ekspozuar ndaj një ere të pakëndshme dhe toksike, pasi që digjet plastikë dhe mbeturina.
 
Situata është shqetësuese dhe paraqet goditje për shëndetin e banorëve, paralajmërojnë mjekët.