Maqedoni
Udhëtimi në vendet e BE-së, nga 12 tetori me rregulla të reja të sistemit hyrje - dalje
11.09.2025 13:52
Nga 12 tetori do të fillojë zbatimi me rregulla të reja të sistemit të hyrje-daljes...

Nga 12 tetori do të fillojë zbatimi me rregulla të reja të sistemit të hyrje-daljes në Bashkimin Evropian. Kjo bëhet me qëllim të përforcimit të sigurisë në pikat kufitare të vendeve të BE-së, sqaron euroambasadori, Mihalis Rokas, i cili shtoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të informohemi me kohë mbi implementimin e masave.
Sistemi do të aplikohet gradualisht dhe gjithashtu do të lehtësojë procesin e hyrjes në BE, thotë Rokas.
“Kjo në praktikë do të thotë se në të ardhmen kur qytetarët e vendeve të treta do të hyjnë në vendet e BE-së, do të duhet vetëm njëherë t’i regjistrojnë të dhënat biometrike, pra, gjurmë gishtash dhe fotografi, dhe pasi kjo të jetë bërë njëherë, pastaj në hyrjen e dytë në BE kjo do të jetë më e lehtë. Shembull, kur të kaloni në aeroporte mund t’i shfrytëzoni dyert automatike dhe udhëtimi në kufijtë e BE-së do të jetë më i lehtë. Dua të theksoj se sistemi i hyrjes-daljes (EES) dhe sistemi i ardhshëm ETIAS, nuk janë dy sisteme të ndryshme. Sistemi ETIAS është i paraparë për të ardhmen.”, - deklaroi euroambasadori, Mihalis Rokas.
Sipas informacioneve zyrtare të faqes së BE-së për sistemin e hyrje -daljes., vendet evropiane që përdorin këtë sistem do ta prezantojnë sistemin me disa hapa.
Kjo do të thotë që mbledhja e të dhënave do të bëhet gradualisht në pikat e kalimit kufitar me zbatim të plotë deri më 10 prill 2026. Pasaportat do të vazhdojnë të vulosen si zakonisht, sqarohet në faqen zyrtare të Unionit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
