Maqedoni

Inspektimi i Listës Zgjedhore, në mesnatë do të skadojë afati, 6.144 qytetarë kanë kontrolluar të dhënat e tyre

11.09.2025 14:43

Deri të mërkurën gjithsej 6.144 qytetarë vullnetarisht kanë kontrolluar...

Deri të mërkurën gjithsej 6.144 qytetarë vullnetarisht kanë kontrolluar të dhënat e tyre personale në Listën Zgjedhore, por ky numër do të ndryshojë pasi që të enjten në mesnatë zyrtarisht do të skadojë afati për mbikëqyrjen në Listën Zgjedhore.
 
Qytetarëve u kanë mbetur edhe shumë pak orë për t’i kontrolluar të dhënat e tyre dhe të paraqesin ndryshimet eventuale të të dhënave të tyre.
 
Në bazë të inspektimeve të deritanishme, siç bëjnë të ditur nga KShZ-ja tetë persona kërkuan regjistrim në Listën Zgjedhore, 136 persona kërkuan fshirje -  nga të cilat 134 për shkak të vdekjes dhe dy persona për shkak të pushimit nga puna e shtetit. Gjithsej 59 persona kërkuan ndryshime në të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore, më shpesh për shkak të ndryshimit të mbiemrit ose ndryshimit të adresës së banimit. 
 
Autoritetet e  KShZ-së u bëjnë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë të drejtë. Pas përfundimit të këtij afati, në KShZ do të vijojë procesi i azhurimit dhe përditësimit të të dhënave të atyre qytetarëve, të cilit kishin bërë parashtresat e tyre për ndryshim të të dhënave. 
 
Të shtunën, më 13 shtator, do të përfundojë afati për dorëzimin dhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për të gjithë kandidatët e mundshëm. Dy ditë më vonë, respektivisht më 15 shtator, KShZ-ja do të bëjë verifikimin e të gjithë kandidatëve për kryetarë të komunave dhe listat për këshilltarë komunalë, të cilët do të garojnë zyrtarisht në zgjedhjet e teta lokale në tetor. 
 
Në vijim e sipër, në KShZ po ashtu është edhe paraqitja për vëzhgimin dhe raportin e zgjedhjeve dhe ekipimin e anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore. Deri më tani janë akredituar 14 vëzhgues të OSBE-së dhe ODIHR-it, ku ata po ndjekin punën e KShZ-së dhe të komisioneve komunale zgjedhore. 
 
Rrethi i parë i votimit do të mbahet më 19 tetor, ndërsa i dyti më 2 nëntor. Në këto dy rrethe zgjedhore, qytetarët do të zgjedhin 80 kryetarë të komunave dhe po aq këshilla komunale dhe njëherësh do të zgjedhin edhe kryetarin e Qytetit të Shkupit.
 
REXHEP QAMILI