Maqedoni
MPJ-ja, Kornizë të re bashkëpunimi me KB-në
11.09.2025 15:00
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski...

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dhe koordinuesja e përhershme e KB-së në Maqedoni të Veriut, Rita Kolumbia, kanë firmosur një Kornizë të re për bashkëpunim me Kombet e Bashkuara 2026-2030, e cila paraqet dokument strategjik kyç, i cili do ta udhëheqë punën e të gjitha agjencive të KB-së në vend në pesë vitet e ardhshme.
Siç njoftojnë nga Ministria e Jashtme, prioritetet në të cilat do të punohet në periudhën prej vitit 2026 deri në vitin 2030 janë zhvillimi inkluziv social dhe njerëzor; ekonomia e qëndrueshme dhe puna dinjitoze; shoqëria rezistente dhe e gjelbër dhe ekosistemet; sundimi i së drejtës dhe menaxhimi i mirë.
Gjithsej 15 agjenci, programe dhe fonde të KB-së kanë firmosur Kornizën për bashkëpunim, duke u obliguar ta mbështesin dhe të kontribuojnë drejt përparimit të vendit në arritjen e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm në periudhën në vijim.
