Tiranë, Rama shpalli përbërjen e Qeverisë së re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shpalli sot përbërjen e Qeverisë së re, me pak ndryshime, por edhe një risi. Për herë të parë, kryeministri Rama emëroi një ministre virtuale, që quhet “Diella”, aktualisht asistente virtuale në platformën e-Albania.
Numri dy i Qeverisë do të jetë sërish Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Rikonfirmime pati për një sërë emrash të ministrave, nga Pirro Vëngu, Petrit Malaj, Blendi Gonxhja, Albana Koçiu e disa të tjerë. Ndërsa të paktë janë emrat e rinj në kabinetin qeveritar, “Rama 4”.
Gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama kërkoi të nisin procedurat për shkarkimin e kryebashkiakut të burgosur Erion Veliaj, dhe në vend të saj propozoi Ogerta Manastirliun, deri tani Ministre e Arsimit.
Rama paralajmëroi ristrukturim të Parlamentit për të shkuar në 101 deputetë nga 140 që janë aktualisht.
Nesër pritet konstituimi i Parlamentit dhe më pas edhe betimi i ministrave. (Luljeta Ndoka, TVM2)
