ShBA, përkujtohet 24-vjetori i sulmeve terroriste

11.09.2025 17:30

Në ShBA sot përkujtohet 11 shtatori...

Në ShBA sot përkujtohet 11 shtatori, përkatësisht 24-vjetori i sulmeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat vranë gati 3.000 njerëz, pasi katër aeroplanë të rrëmbyer u rrëzuan, dy u përplasën në Kullat Binjake në Nju Jork, një në Pentagon dhe një tjetër u rrëzua në Pensilvani.

Një total prej 2.996 personash humbën jetën, përfshirë 19 terroristë të Al-Kaedës, kurse më shumë se 25.000 të tjerë u plagosën.

Numri më i lartë i viktimave – 2.606 - ishte në Nju Jork, përfshirë 343 zjarrfikës dhe 71 anëtarë të forcave të sigurisë. 125 persona vdiqën në Pentagon dhe 40 të tjerë në rrëzimin e aeroplanit në Pensilvani.

Sulmet ishin një porosi e drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara për të nisur një "luftë globale kundër terrorizmit", e cila ndryshoi përgjithmonë marrëdhëniet ndërkombëtare. (Fitim Kryeziu, TVM2)