Botë

Izraeli kryen sulme ajrore ndaj rebelëve Houthi në Jemen, vriten 46 persona

12.09.2025 09:45

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite të kësaj jave kundër rebelëve Houthi...

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite të kësaj jave kundër rebelëve Houthi është rritur në 46. Kjo është bërë e ditur për mediat ndërkombëtare nga autoritetet e grupit pro-iranian.

Dy javë pas një operacioni të paprecedentë që vrau 12 udhëheqës rebelë, Izraeli tha të mërkurën se kishte sulmuar "objektiva ushtarake" të Houthi-t në kryeqytetin jemenas Sanaa dhe në provincën veriore të Jawf.

Sulmet lanë 46 të vdekur dhe 165 të plagosur, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Houthi-t, Anees Alasbahi, duke shtuar se ky numër nuk ishte përfundimtar. Numri i mëparshëm ishte 35 të vdekur dhe 131 të plagosur.