Maqedoni

QMK: Vihet nën kontroll zjarri në deponinë “Drislla”

12.09.2025 11:58

13 zjarre janë shuar dhe një është nën kontroll...

13 zjarre janë shuar dhe një është nën kontroll, bëjnë të ditur nga QMK. Zjarri në deponinë “Drislla” në komunën e Studeniçanit, ku digjen mbeturina, është vendosur nën kontroll.

Tymi nga deponia “Drislla” ende është aktiv, por në një vëllim shumë më të vogël dhe sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, dje janë kryer disa punë logjistike, të cilat mundësojnë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë deri te pika kritike.

Ndërkohë deponia e egër “Vardarishte” është shuar plotësisht dhe nga ajo nuk ka më tym.