Maqedoni
Zgjedhjet lokale, përfundoi shqyrtimi publik i listës zgjedhore
12.09.2025 13:14
Shqyrtimi publik i listës së votuesve përfundoi mbrëmë në mesnatë...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i detyruar të marrë një vendim mbi kërkesat e qytetarëve brenda 24 orëve.
Nëse kërkesa refuzohet, qytetari mund të ngrejë padi në Gjykatën Administrative, e cila gjithashtu vendos brenda 24 orëve. Lista përfundimtare me të gjitha ndryshimet që rezultojnë nga shqyrtimi publik do të nënshkruhet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve jo më vonë se 3 tetori.
Nesër në mesnatë do të përfundojë afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetar të komunave dhe këshilltarë nga partitë politike.
