“Onkologjia 2”, akuza që e kanë dëmtuar buxhetin për 36 milionë euro, mbrojtja hedh poshtë akuzat
Ish-drejtorët e Klinikës për Onkologji, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi...

Ish-drejtorët e Klinikës për Onkologji, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi, nuk vepruan në interes të pacientëve, por për interes personal dhe të kompanive private, deklaroi prokurorja, Ana Gogovska Jakimovska, në fillim të gjyqit për rastin “Onkologjia 2”.
Sipas organit të akuzës, ata përmes furnizimeve të paligjshme të barnave dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare e kanë dëmtuar buxhetin për, pothuajse, 36 milionë euro. Prokuroria pretendon se Vasevi dhe Nuhiu e manipulonin sistemin e furnizimeve, duke paraqitur nevoja të rreme për barna dhe me këtë kanë mundësuar përfitim të kundërligjshëm për kompani farmaceutike.
Të dy ish-drejtorët në Onkologji deklaruan se nuk ndjehen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen. Mbrojtja e tyre u përpoq të dëshmojë se akuzat në rastin “Onkologjia 2” janë të pabaza dhe të montuara politikisht në bazë të ekspertizës ekonomike të personave të inkriminuar, duke sqaruar se bëhet fjalë për ish-drejtorë ekonomikë dhe mjekësor, të cilët i ka shkarkuar Vasevi.
Kundër Vasevit po zhvillohet edhe një tjetër rast, “Onkologjia 1”, për mjekim të pakujdesshëm të pacientëve.
