Maqedoni

Parashikimi i motit

13.09.2025 11:01

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor.
 
Temperatura minimale do të jetë nga 7 deri në 16°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 33°C.
 
Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 14°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 32°C.
 
Të dielën pasdite, gjatë natës dhe të hënën paradite moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jo stabil me shi lokal dhe bubullima. Në disa vende do të ketë procese më intensive me reshje të dendura (mbi 25 litra për metër katror) dhe erë të përforcuar. Të hënën do të fryjë erë e fortë veriore (lokalisht mbi 60 kilometra në orë). Në ditët më pas pritet stabilizim i motit.