Maqedoni

Stavriq: Ndotja e ajrit rrezik serioz për shëndetin

13.09.2025 14:44

Zjarret në deponoitë kanë shtuar rrezikun për ajër më të ndotur e që paraqet rrezik serioz për shëndetin...

Zjarret në deponoitë Drislla dhe Vardarishte kanë shtuar rrezikun për ajër më të ndotur e që paraqet rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht tek fëmijët. Sipas mjekëve përveç acarimit të rrugëve të frymëmarrjes, ndotja e ajrit ndihmon në mbajtjen dhe përhapjen më të madhe të viruseve dhe baktereve, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infeksione respiratore. Specialistët paralajmërojnë se thithja e ajrit të ndotur me përqendrime të larta ndotësish dëmton sistemin e brishtë të frymëmarrjes tek të miturit.
 
“Ajri i ndotur ka mekanizma të shumtë veprimi, veçanërisht tek fëmijët, në sistemin e frymëmarrjes. Një mekanizëm është acarimi i rrugëve të frymëmarrjes që të gjithë thithim, por dihet gjithashtu se ajri i ndotur lejon një prani dhe mbajtje më të madhe të viruseve dhe baktereve në ajër, të cilat përmes thithjes së këtyre përqendrimeve më të larta të baktereve dhe viruseve mund të çojnë në infeksion shumë më lehtë, veçanërisht tek fëmijët.”, u shpreh mjekja Katerina Stavriq.
 
Ajri i ndotur, LSDM dhe VMRO-DPMNE me akuza të ndërsjella
 
Ndërkohë pushteti dhe opozita akuzojnë njëra tjetrën për gjendjen me ajrin e ndotur në qytetin e Shkupit. 
 
“Shkupi është mbytur në tym për ditë të tëra. Qytetarët po paguajnë çmimin e paaftësisë së VMRO-DPMNE-së dhe u bie në dorë pasurisë së tyre më të çmuar, shëndetit të tyre. Ndotja e madhe nga dy bombat më të mëdha mjedisore të qytetit, deponia e Drislës dhe deponia e paligjshme e Vardarishtes, po helmon banorët e Shkupit.”, u shpreh Katerina Canevska Arsovska nga LSDM.
 
“Është e turpshme që LSD të flasë nëse ajri është i ndotur apo jo. LSD është parti që do të mbahet mend vetëm për një gjë - domethënë, një parti që, ndërsa ishte në pushtet, në vend që të ofronte një zgjidhje për ajrin, doli në protestë. Imagjinoni LSD erdhi në pushtet dhe në vend që të fillojë punën, doli në rrugë.”, thonë nga VMRO-DPMNE.
 
Derisa pushteti dhe opozita i hedhin fajin njëra tjetrës qyteti i Shkupi vazhdon të jetë kampion në listën botërore për ajër të ndotur. 
 
FITIM KRYEZIU