Rajon

Kupchan: Pezullimi i dialogut strategjik, shenjë pakënaqësie

13.09.2025 15:15

Vendimi i ShBA-së për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, është një rezultat i drejtpërdrejtë i frustrimit të grumbulluar ndaj veprimeve të kryeministrit në detyrë...

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, është një rezultat i drejtpërdrejtë i frustrimit të grumbulluar ndaj veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka thënë mes tjerash për Europën e Lirë Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington. Sipas tij, kjo është një çështje serioze, sepse rajoni ka nevojë për më shumë angazhim nga SHBA-ja, dhe se ky veprim synon të ushtrojë presion mbi udhëheqësit e Kosovës - veçanërisht mbi Kurtin - që të veprojnë në mënyrë konstruktive, të formojnë një qeveri dhe të riangazhohen në dialogun me Serbinë.
 
“Rëndësinë e kompromisit dhe të negociatave me mirëbesim midis të gjitha partive politike në Kosovë, për të rivendosur stabilitetin dhe për të ecur përpara. Kjo tregon se Uashingtoni po i ndjek ngjarjet dhe do të bëjë atë që gjykon se është e nevojshme, për të parandaluar paqëndrueshmërinë përpara se të ndodhë. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, për një kohë të gjatë, nuk ka avancuar. Me ndryshimin e administratës në Uashington, kishte shpresë se presidenti Trump - ashtu si gjatë mandatit të tij të pare. Dhe, tani, kemi një njoftim nga Ambasada amerikane në Prishtinë, që në thelb thotë: po tërhiqemi, po e pezullojmë Dialogun Strategjik.”, u shpreh Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington.
 
Charles Kupchan, poashtu ka shtuar se, gjatë Qeverisë së mëparshme të Kurtit është parë se si SHBA dhe BE kanë marrë hapa për të ulur nivelin e angazhimit të tyre me Kosovën., dhe kjo si Kupchan nënkupton se kjo është edhe një përpjekje tjetër për ta shtyrë Kurtin që të formojë një qeveri funksionale dhe të riangazhohet në sfidat e vështira që ka Kosova dhe rajoni.
 
FITIM KRYEZIU