Botë

Erika Kirk mban një fjalim emocional pas vrasjes së burrit

13.09.2025 15:44

Erica Kirk, gruaja e aktivistit të vrarë të krahut të djathtë Charlie Kirk, mbajti një fjalim emocionues në Arizona....

Erica Kirk, gruaja e aktivistit të vrarë të krahut të djathtë Charlie Kirk, mbajti një fjalim emocionues në Arizona. Duke qëndruar pranë karriges bosh që përdorte burri i saj, ajo falënderoi shërbimet e emergjencës dhe Shtëpinë e Bardhë teksa tha se gabohen nëse mendojnë se misioni i Charlie Krik ka mbaruar. 
 
“Kryesit përgjegjës për vrasjen e burrit tim nuk e dinë çfarë kanë bërë, ata e vranë Çarlin sepse ai predikonte mesazhe patriotizmi, besimi dhe dashurie të mëshirshme për Zotin. Të gjithë duhet ta dinë se gabohen nëse mendojnë se misioni i burrit tim ka mbaruar. Ju nuk e dini se çfarë keni lëshuar mbi këtë vend dhe botën, ju keni ndezur një zjarr tek unë, britma e kësaj vejushe do të jehojë në të gjithë botën si një britmë beteje.”, tha Erica Kirk, gruaja e Charlie Kirk.
 
Kirk u vra të mërkurën në një universitet në Utah, dhe i dyshuari, Tyler Robinson, është arrestuar. Presidenti Trump njoftoi se do t'i jepte Kirkut pas vdekjes Medaljen e Lirisë. Gruaja e tij gjithashtu kishte një mesazh për autorët e krimit: "Nëse mendonit se misioni i burrit tim ishte i fuqishëm më parë, nuk keni idenë, nuk keni idenë se çfarë sapo lëshuat mbi këtë vend dhe botën.
 
FITIM KRYEZIU