Maqedoni

Kryqi i Kuq shënon jubileun, 80 vite nga themelimi i organizatës në Shkup

13.09.2025 16:32

Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit shënon 80 vite nga themelimi i organizatës...

Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit shënon 80 vite nga themelimi i organizatës, me një ngjarje madhështore dhe gjithëpërfshirëse që po zhvillohet në Parkun e Qytetit të Shkupit, pranë çezmës së njohur "Lotos". Kjo festë simbolike e humanizmit dhe solidaritetit është e hapur për të gjithë qytetarët dhe synon të promovojë vlerat themelore të organizatës, ndihmë, mbështetje dhe përfshirje sociale për të gjithë. Sipas Aleksandra Ristovskit, përfaqësuese e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, të rinjtë janë gjithnjë e më të interesuar për të marrë pjesë në aktivitete humanitare dhe shpesh përfshihen në mënyrë vullnetare. Megjithatë, theksohet se nevoja për vullnetarë mbetet e lartë, sidomos në kohë të krizave apo katastrofave natyrore.
 
“Vullnetarë gjithmonë mund të kemi më tepër, sepse sa më shumë vullnetar, aq më shumë komuniteti do të jetë më i përgatitur për sfidat dhe për tu përgjigjur me ndihma në raste të jashtëzakonshme, si katastrofa natyrore, ndryshimet klimatike, etj, në mënyrë që të dimë se si mund të reagojmë në formë sistematike. Ekzistojnë mënyra të ndryshme sesi ne i rekrutojmë vullnetarët, a janë ato më të rinjtë, a janë të punësuar, ose përmes kompanive të ndryshme, pra në disa mënyra të ndryshme i rekrutojmë.”, u shpreh Aleksandra Ristovskit, përfaqësuese e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.
 
Në të ashtuquajturën "zonë humane", të organizuar me shtëpiza të vogla ekspozuese, vizitorët kanë mundësinë të njihen nga afër me aktivitetet të Kryqit të Kuq, pajisje ndihmëse për raste emergjente, shërbime sociale që ofrohen për komunitetin, demonstrime praktike dhe informacione për përfshirje vullnetare brenda kësaj organizate.
 
FARIJE DAUTI BAKIU