Maqedoni

Zjarr i madh në Trubarevë, autoritetet: Nuk ka rrezik radioaktiv

14.09.2025 11:24

Toshkovski mbrëmë vonë ka mbajtur një pres konferencë në të cilin tha se janë ndërmarr të gjitha masat për lokalizimin e zjarrit në Trubarevë..

Lidhur me zjarrin që shpërtheu në fabrikën zero mbeturina në Trubarevë të Shkupit, ministri brendshëm Toshkovski mbrëmë vonë ka mbajtur një pres konferencë në të cilin tha se janë ndërmarr të gjitha masat për lokalizimin e tij. Sipas tij është konstatuar se nuk ka rrezatim radioaktiv, por banorëve përreth u është rekomanduar evakuimi

“Për shuarjen është përdorur metodë për shuarjen e këtij lloji të zjarrit, respektivisht shuarje me rërë të imët. Në bashkëpunim me më tepër institucione dhe kompani, janë siguruar sasi dhe zjarri është lokalizuar, respektivisht nuk ka rrezik nga përhapja jashtë rrethit të objektit, ndërsa i njëjti është ende aktiv dhe shuarja po vijon.”, tha Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.  
 
Ndërkohë edhe zëvendës kryeministri Izet Mexhiti ka vizituar vendin e ngjarjes. 
 
“Erdha në Trubarevë dhe pashë me sytë e mi tmerrin që shkaktoi ky incident i rëndë. Menjëherë pas marrjes së informacionit për zjarrin, të gjitha shërbimet kompetente – Ministria e Mjedisit Jetësor, ekipet e zjarrfikësve dhe institucionet e tjera – ndërhynë në kohën e duhur dhe situata aktualisht është nën kontroll. Që nga ora 14.00, inspektorët kanë qenë në terren dhe po matin cilësinë e ajrit. Rezultatet e para nga Inspektorati Shtetëror dhe laboratorët e specializuar priten shumë shpejt.”, u shpreh zëvendës kryeministri Izet Mexhiti.
 
Paraprakisht BDI ka shprehur shqetësimin për katastrofën ekologjike që ka përfshirë kryeqytetin pas zjarrit në Trubarevë. Në një komunikat me shkrim ata thonë: “Është paradoksale që pikërisht ministria e mjedisit e drejtuar nga Izet Mexhiti është ajo që jep leje për funksionimin e objekteve të këtilla dhe ka për obligim ti kontrolloj ato. Dje kur Shkupi u mbulua nga re toksike Izeti i mbylli sytë para përgjegjësisë së vet dhe si gjithmonë mundohet të gjej fajtor kujdestar në BDI.”, thuhet në komunikatën e BDI.