Maqedoni

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata

14.09.2025 11:43

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata....

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në akset jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon LAMM.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur gjatë lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë përmes fushave, luginave lumore dhe grykave, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për aksin Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.