Maqedoni
Arrestohet shofer nga Gjevgjelia, me veturë goditi motor në Ilinden
14.09.2025 11:53
Sot në orën 00:50 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Marino, komuna e Ilindenit...

Sot në orën 00:50 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Marino, komuna e Ilindenit, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture “Hyundai Tucson” me targa të Gjevgjelisë, e drejtuar nga S.J. (36) nga Gjevgjelia, dhe një motoçikletë të drejtuar nga një 16-vjeçar nga fshati Idrizovë, Shkup.
Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar i mituri dhe pasagjerja e tij 13-vjeçare nga lagjja Ilinden, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Ndërsa me lëndime trupore janë marrë edhe S.J. dhe pasagjeri i tij H.M. (25) nga Vevçani, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri”.
Është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup, ndërsa rreth orës 04:00, me urdhër të prokurorit publik, shoferi S.J. është privuar nga liria dhe arrestuar në stacionin policor për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Rrezikim i sigurisë së komunikacionit” sipas nenit 297 dhe “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion” sipas nenit 300 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzimi përkatës.
