Botë
Mes intensifikimit të ofensivës izraelite banorët e Gazës zhvendosen masovikisht
14.09.2025 13:59
Banorët e Qytetit të Gazës kane filluar dyndjet masive, duke u zhvendosur në zona më të sigurta të Gazës...

Banorët e Qytetit të Gazës kane filluar dyndjet masive, duke u zhvendosur në zona më të sigurta të Gazës, pasi ushtria izraelite përshkallëzon ofensivën në këtë zonë dhe urdhëroi evakuimin e plotë të qytetit, me mbi 1 milion banorë. OKB, paralajmëron krizë të rëndë humanitare, mungesë ushqimi, ilaçesh dhe strehimoresh. Banorët janë të shqetësuar sepse asnjë pjesë e Gazës nuk është më e sigurt.
“Ndjehem e shkatërruar. E vetmja gjë që dua të dëgjoj është armëpushimi, jo më shpërthime.”, u shpreh një banore e zhvendosur.
“Jo vetëm Izraeli, por edhe pjesa tjetër e botës është pajtuar me zhvendosjen dhe vrasjen tonë.”, u shpreh një banor i zhvendosur.
“Situata është shumë e rëndë, nuk ka ilaçe nuk ka aspak siguri. Deri kur do të jetojmë kështu? U bënë dy vite luftë.” u shpreh një banore e zhvendosur.”, tha një banor i zhvendosur.
“Kjo nuk është jetë, ecim në këmbë. Nuk mund ti bartim mobilet, batanijet dhe teshat. Deri tani kamë çuar 15 kilometër. Edhe me automobila duhet të ndalesh dy herë. Jemi pa ujë dhe ushqim për ditë të tëra.”, u shpreh një banor i zhvendosur.
Pas sulmeve në Katar, Rubio viziton tel Avivin, Rubio: Presidenti Trump “i pakënaqur” me këtë sulm
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti në Tel Aviv, disa ditë pas sulmit izraelit ndaj Katarit. Para largimit nga Shtetet e Bashkuara, Rubio deklaroi se Presidenti Trump ishte “i pakënaqur” me këtë sulm, por se incidenti nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Izraelit. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, vizita e Rubio-s në Izrael ka për qëllim "të përcjellë prioritetet e SHBA-së në konfliktin Izrael-Hamas dhe në çështje më të gjera që lidhen me sigurinë në Lindjen e Mesme".
Protesta të mëdha në Izrael, të ndalet lufta në Gaza dhe të lirohen pengjet
Ndërkohë në Tel Aviv, kanë shpërthyer protesta të mëdha. Protestuesit që kërkojnë lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi dhe përfundimin e luftës së Izraelit në Gaza, shpalosën një pankartë ku shkruhej: “Netanyahu, mos e mashtro Presidentin Trump.”
Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në qytete të tjera, përfshirë Jerusalemin, Hanatonin, Haifa etj.
FARIJE DAUTI BAKIU
