Maqedoni
Shpërthimi i zjarrit në Trubarevë, qytetarët ankohen për ajrin e ndotur
14.09.2025 16:17
Përveç dëmit material në fabrikën “Zero Mbeturina” tymi i dendur që mbuloi Shkupin la pasoja të rënda helme në ajër...

Përveç dëmit material në fabrikën “Zero Mbeturina” tymi i dendur që mbuloi Shkupin la pasoja të rënda helme në ajër. Qytetarët thonë që kundërmon erë e rëndë dhe nuk mund të marrin frymë lirshëm. Kjo është rrezik për shëndetin sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.
“Normal un jetoj në katin e dytë, i kam hapur dritaret, era ka hyrë brenda, djali më pyeti çfarë është kjo erë i thash që prej jashtë vjen. Era po i vjen gjithë Maqedonisë. Plehra të ndryshme, kafshë të ngordhura i gjuajnë, mbeturina në Drisëll, Trubarevë, përreth Vardarit, ajri po e bjen njerëzit po marrin sëmundje në gjoks kush është i fortë mundet me përballu.”, u shpreh një qytetar.
“Po e kemi ndjerë, ka qenë ajri i ndotur që në mëngjes, po sigurisht që na ka penguar jo veç neve por edhe fëmijëve, familjes.”, tha një qytetar.
“Unë jam shumë e ndjeshme kur është ajri i ndotur më pengonte në mushkri, i mbylla të gjitha dyert e dritaret në shtëpi.”, u shpreh një qytetare.
“Me shëndet mirë jam por hetova që ka pengesa, po shumë më ka penguar.”, tha një qytetar.
“I vjen shumë era ne jemi shumë afër në Haraçinës, era na mbyti prej plastikës, por ç’ti bësh është djegur më. Duhet patjetër të merren masa me shku me ndal, mi hjek bërllogjet. Po shumë më ka penguar tash në çajtore duke pirë kafe mezi kam qëndruar era vinte plastikë.”, u shpreh një qytetar.
ISHP ka lëshuar rekomandime për qytetarët për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e tyre në situata ku ekziston rreziku i ndotjes së ajrit dhe ekspozimit të mundshëm ndaj substancave të dëmshme, veçanërisht gjatë zjarreve aktive.
“Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda me dritare dhe dyer të mbyllura, të fikin sistemet e ventilimit dhe të kondicionimit të ajrit që thithin ajrin e jashtëm dhe të monitorojnë rregullisht informacionin zyrtar mbi cilësinë e ajrit. Personat me sëmundje të frymëmarrjes, fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe gratë shtatzëna duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, të cilëve u këshillohet të shmangin aktivitetet në natyrë. Në rast të lëvizjes pranë zonave të zjarrit, duhet të përdoren maska mbrojtëse të përshtatshme”, thuhet në njoftimin e Institutit për Shëndet Publik
VLORA LATIFI TOPOJANI
