Botë
SHBA-ja do t'i dërgojë Irakut njëmijë raketa antitank
21.05.2015 10:48
SHBA-ja planifikon t'i dërgojë Irakut njëmijë raketa antitank, në mënyrë që t'u ndihmojë autoritetve irakiane...

SHBA-ja planifikon t'i dërgojë Irakut njëmijë raketa antitank, në mënyrë që t'u ndihmojë autoritetve irakiane në luftën kundër xhihadistëve të Shtetit islamik, shkruan gazeta "Njujork tajms".
Sipas informatave të gazetës, ai armatim është i dedikuar për oprracione në të cilat ushtarët irakianë do të shkatërrojnë automobila, të mbushur me mjet shpërthyes dhe të dirigjuar nga vetëvrasës me bombë.
Grupacioni islamik shpesh përdorë automobila-bombë gjatë sulmeve të tyre. SHI e përdori këtë taktikë edhe këtyre ditëve, gjatë marrjes së qytetit Ramadi, kryeqytet i provincës perëndimore irakiane Anbar.
Pritet që raketat amerikane të arrijnë në Bagdad në fillim të qershorit./mia
