Murtezani në Bruksel në mbledhje të GAK për sundimin e ligjit

15.09.2025 11:38

Me ftesë të Presidencës daneze...

Me ftesë të Presidencës daneze me Këshillin e BE-së, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, nesër në Bruksel do të marrë pjesë në takimin e Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian (GAK), i cili do t’i kushtohet sundimit të ligjit, njoftoi kabineti i tij.

Kjo është pjesëmarrja e dytë e ministrave nga vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, së bashku me vendet anëtare, për të qenë pjesë formale e GAK-ut.
 
Do të flitet për gjendjen në katër fushat e përfshira me Raportin e KE-së për sundimin e ligjit për vitin 2025: sistemin gjyqësor, anti-korrupsionin, pluralizmin mediatik dhe lirinë e mediave, si dhe për çështje të tjera institucionale të lidhura me mekanizmat kontrollues.