Zjarri në Trubarevë, mësim online për 4 shkolla
Ministria e Arsimit dhe Shkencës...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se mësimi në shkollat fillore “Krum Toshev”, “Njegosh”, “Vera Jociq”” dhe “Naum Naumovski Borçe” në komunën e Gazi Babës, nga e hëna, 15 shtator deri të premten, 19 shtator, do të zhvillohet pa praninë fizike të nxënësve në shkolla, por online.
Për shkak të zjarrit në Trubarevë, komuna e Gazi Babës dhe rekomandimeve të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor, në një seancë urgjente të Qeverisë u miratua një Konkluzioni që mësimi në katër shkollat fillore përmes mësimit në distancë, duke përdorur mjete komunikimi elektronik.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar shkollat që të organizojnë mësimin në përputhje me kushtet e krijuara rishtazi.”, theksohet në komunikatën e MASh-it.
