Sulmi i Izraelit kundër Hamasit në Doha, takim mes shteteve arabe dhe islamike në Katar
Një takim urgjent i shteteve arabe...

Një takim urgjent i shteteve arabe dhe islamike po zhvillohet në Katar në përgjigje të sulmit ajror të Izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha.
Një projektrezolutë e parë nga agjencia e lajmeve Reuters dënon atë që i quan “akte armiqësore të Izraelit, duke përfshirë gjenocidin, spastrimin etnik dhe urinë”, të cilat sipas saj kërcënojnë “perspektivat e paqes dhe bashkëjetesës”.
Izraeli i ka mohuar fuqimisht akuza të tilla. Nuk është e qartë se çfarë vendimesh praktike mund të merren, pasi analistët thonë se çdo lloj reagimi ushtarak është jashtë diskutimit.
Më parë, kryeministri i Katarit, Mohamed bin Abdulrahman bin Jasim al-Thani, i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të ndalojë zbatimin e “standardeve të dyfishta” dhe të ndëshkojë Izraelin.
Të dielën, presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, tha se “Katari ka qenë një aleat shumë i shkëlqyer. Izraeli dhe të gjithë të tjerët, duhet të jemi të kujdesshëm. Kur sulmojmë njerëz, duhet të jemi të kujdesshëm.”.
Sulmi izraelit ndaj kryeqytetit të Katarit u dënua javën e kaluar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
