Turizmi në Shqipëri, mbi 120 mijë turistë vizitojnë kalanë e Rozafës

15.09.2025 15:03

Me rreth 125 mijë vizitorë që nga nisja e vitit, Kalaja e Rozafës...

Me rreth 125 mijë vizitorë që nga nisja e vitit, Kalaja e Rozafës në Shkodër vijon të jetë një ndër destinacionet më të kërkuara për turistët në Shqipëri.

Edhe këtë fillimvjeshte, rrugët muzeale dhe atraksionet historike  janë plot me turistë, ndërsa hotelet dhe restorantet raportojnë rezervime të plota. Turistet vlerësojnë bukuritë e natyrës, traditën dhe mikpritjen e ngrohtë.

Për adhuruesit e natyrës, Shkodra ofron mundësi të shumta për ecje malore.

Vitet e fundit janë bërë mjaft investime në zonë, duke ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e numrit të turistëve. (Lujeta Ndoka, TVM2)