Maqedoni
Zjarri në Trubarevë, 3 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore
15.09.2025 15:27
Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën e Toksikologjisë...

Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën e Toksikologjisë, dy prej tyre ishin persona zyrtarë të angazhuar në shuarjen e zjarrit në Trubarevë dhe nuk kishin pajisje mbrojtëse kundër zjarrit. Pacientja tjetër është nga Draçeva, që gjatë kohë ka qëndruar në ambient të hapur. Nga Toksikologjia thonë se pacientët janë jashtë rrezikut për jetën dhe në bazë të analizave do të vendoset a do të hospitalizohen këta pacientë.
“Pacientët janë me simptome të frymëmarrjes, dhimbje të fytit,, kollitje dhe me kokëdhimbje. Janë duke u trajtuar në spital dhe po u bëhen analizat e nevojshme laboratorike, por në përgjithësi gjendja e tyre është stabile.”, - deklaroi Zhanina Pereska nga Klinika e Toksikologjisë.
Fakulteti i Bujqësisë: Të mbjellat nuk duhet të konsumohen
Nga Instituti i Shëndetit Publik po marrin mostra tek vendi ku është djegur dhe për rreth saj që të vërtetohet nëse uji dhe toka janë të ndotura, ndërsa nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore thonë se dëmi veç më është shkaktuar nga zjarri, të mbjellat prej aty nuk duhet të konsumohen.
“Apeloj që institucionet kompetente t’i përcjellin të gjitha aktivitetet në terren. Ne veç më po i përcjellim. Shteti ka marrë masa, ministritë adekuate po ashtu. Ne si Fakultet i Shkencave Bujqësore jemi këtu për të dhënë rekomandime për sanimin e tokës bujqësore që është përfshirë aty. Drithërat dhe të mbjellat e tjera janë dëmtuar dhe nuk duhet të konsumohen.”, - theksoi dekani i Fakultetit të Shkencave Bujqësore, Mile Markoski.
Institucionet kompetente dhe ekspertët, pas analizave të bëra për dëmet e shkaktuara në Trubarevë, duhet të marrin masa adekuate që të zvogëlohet dëmi nga zjarri në Trubarevë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
