Botë

400 mijë litra naftë në det, katastrofë mjedisore në brigjet e Kalifornisë

21.05.2015 11:43

Po merr gjithnjë e më shumë përmasat e një tragjedie ambientale rrjedhja e naftës nga një naftësjellës në Kaliforni...

Sipas vlerësimeve më të fundit të bëra nga kompania që ka në pronësi naftësjellësin, janë më shumë se 400 mijë litra naftë që kanë përfunduar në det, në plazhin e Santa Barbaras. 
 
Punimet për të mbyllur rrjedhjen kanë nisur menjëherë edhe pse nuk dihet akoma se çfarë shkaktoi incidentin.
 
Incident që ngre shqetësime për ekosistemin, e sidomos për disa specie balenash që emigrojnë në zonë. 
 
Naftësjellësja ishte ndërtuar në 1991-shin me objektivin për të transportuar 150 mijë fuçi nafte në ditë. 
 

FARIJE DAUTI-BAKIJU