Botë

Tramp: Urrejtja midis Zelenskit dhe Putinit i vështirëson bisedimet

15.09.2025 15:53

Trupat ukrainase po përparojnë në zonat kufitare të rajonit verior të Sumit....

Trupat ukrainase po përparojnë në zonat kufitare të rajonit verior të Sumit. Sipas Zelenskit, forcat ruse kanë pësuar humbje të konsiderueshme në rajonet e Donetskut dhe Kharkivit përgjatë vijës së frontit. Sulme të reja ukrainase janë regjistruar në një rafineri ruse nafte në rajonin e Leningradit. Zelenski thotë se Rusia ka marrë një goditje të rëndë në Baltik.
 
"Sanksionet më efektive - ato që veprojnë më shpejt - janë zjarret në rafineritë ruse të naftës, terminalet e saj, depot. Ne e kemi kufizuar ndjeshëm industrinë ruse të naftës dhe kjo kufizon ndjeshëm luftën. Lufta e Rusisë është në thelb një funksion i naftës, gazit dhe të gjitha burimeve të tjera të energjisë.", - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Urrejtja midis Zelenskit dhe Putinit po i bën negociatat të vështira dhe është e pakuptueshme qëndrimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë. Trampi përsëriti se është gati të vendosë sanksione ndaj Moskës, por tha se Evropa duhet të bëjë më shumë, duke përfshirë ndalimin e blerjes së naftës nga Rusia.
 
“Evropa, ata janë miqtë e mi, por ata blejnë naftë nga Rusia. Unë nuk dua që ata të blejnë naftë. Dhe sanksionet që po vendosin nuk janë mjaftueshëm të ashpra. Unë jam gati të vendos sanksione, por ata do të duhet të shtrëngojnë sanksionet e tyre në përputhje me atë që po bëj unë.”, - theksoi presidenti i ShBA-së, Donald Tramp.
 
Shqetësimet po rriten në lidhje me veprimet e Kremlinit, veçanërisht pas shkeljes së hapësirës ajrore polake gjatë sulmeve ndaj Ukrainës. Në kushte jashtëzakonisht të tensionuara, Putini vendosi bombardues bërthamorë Iskander në kufirin me Poloninë si pjesë e ushtrimeve katër-ditore Zapad-2025 me Bjellorusinë. Banorët në zonat kufitare jetojnë me frikë.
 
“Unë jam nga Ukraina, erdha në Poloni sepse mendova se do të ishte më mirë, por këto sirena janë pak të çuditshme.”, - tha një banor. 
 
“Është e rrezikshme, sigurisht, por ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe t'i besojmë qeverisë. Ka sirena, në rregull, por duhet të ndjekim edhe njoftimet dhe të mos ngjallim panik të panevojshëm, sepse për fat të keq paniku është një këshilltar i keq këtu.”, - shtoi një tjetër banor. 
 
Polonia mbylli kufirin e saj me Bjellorusinë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së paralajmëroi për një rrezik në rritje të një lufte të re botërore. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rute, tha se aktivitetet ushtarake në kuadër të Operacionit “Roja Lindore” do të fillojnë në ditët në vijim dhe do të përfshijnë mjete nga Mbretëria e Bashkuar, si dhe aleatë, përfshirë Francën dhe Gjermaninë.
 
GAZMEND REXHEPI