Maqedoni

Zjarri në Trubarevë, Toshkovski: Krimi ekologjik do të ndëshkohet

15.09.2025 16:44

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, nuk mohon indiciet për përfshirje të qendrave të fuqishme jashtë dhe brenda vendit...

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, nuk mohon indiciet për përfshirje të qendrave të fuqishme jashtë dhe brenda vendit, e që mund të kenë lidhshmëri me zjarret në kohëve të fundit në kryeqytet. Për shkak të hetimit, numri një i dikasterit në fjalë nuk deshi të shpërndajë informacione shtesë.
 
Deri më tani të dyshuar për përfshirje në këtë rast janë katër persona dhe ndaj tyre Gjykata Penale ka caktuar masën e paraburgimit prej 48-orësh. Sa i përket hetimeve,Toshkovski  tha se duhet të bëhet një hetim më i thellë për të detektuar nëse kompania në fjalë ka qenë e licencuar.