Maqedoni

Salla Universale po rindërtohet me teknologji moderne

15.09.2025 17:31

Salla Universale në Shkup po rindërtohet dhe do të ruajë pamjen e saj autentike...

Salla Universale në Shkup po rindërtohet dhe do të ruajë pamjen e saj autentike, për shkak të kujtesës kolektive. Do të ketë 1.200 ulëse, akustikë të përmirësuar dhe sisteme teknike dhe teknologjike më moderne. Ministri i Kulturës, Zoran Llutkov, pret që procedurat për zgjedhjen e kontraktorit dhe mbikëqyrjen të përfundojnë deri në fillim të tetorit, pas çka do të fillojë ndërtimi, i cili do të përfundojë deri në fund të vitit 2027, kurse salla do të vihet në funksion nga viti 2028.
 
“Materiale të reja moderne janë planifikuar gjithashtu për brendësinë dhe pjesën e jashtme, ndërtesa do të jetë me efikasitet energjetik dhe është bërë zgjidhje moderne dhe tërheqëse për oborrin dhe hortikulturën.”, - deklaroi ministri i Kulturës, Zoran Llutkov.
 
Sipas projektuesit, Bujar Muça, ndërtesa do të jetë efikase nga ana energjetike dhe mjedisi përreth do të marrë një kat përdhes të ri dhe peizazh hortikulturor, do të ketë gjithashtu zgjidhje për evakuimin në rast zjarri, zyra për ekipin e menaxhimit në vend të sallës së vogël, dhe zhurma nga salla nuk do t'i shqetësojë banorët. Salla Universale u mor si dhuratë nga disa kombe pas tërmetit dhe për disa dekada, atje u mbajtën shumë ngjarje të rëndësishme muzikore, me të cilat banorët e Shkupit identifikohen në bazë të kulturës.
 
FITORE DEMOLLI